Dy piktura digjitale të artistes bullgare Sillvija Stratieva zbarkuan në Hënë, të transportuara nga anija kozmike “Odiseu”. Ato janë pjesë e projektit “Kodi i Hënës”, tha ajo për Faktor.bg. Anija kozmike “Odiseu”, e ndërtuar dhe e operuar nga “Intuitive Machines”, u ul pranë polit jugor të Hënës më 22 shkurt. Kjo është ulja e parë e një anije kozmike amerikane në një satelit të Tokës në 50 vitet e fundit dhe e para e një projekti tërësisht privat.
Sillvija Stratieva vuri në dukje se ulja në Hënë e “Odiseu” është gjithashtu një hap drejt dërgimit të objekteve të krijuara nga njeriu përtej Tokës, dhe Hëna shërben si kanavacë qiellore e njerëzimit.
8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...
Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..
Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..
Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision..
Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44..