Dhe këtë vit kremtimi i festës sonë kombëtare, 3 Marsit, do të shoqërohet me rrugëtimin tradicional me kompozim festiv në trenin për teren malor të Rodopeve. Për këtë qëllim Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZ) dhe Shoqata Qytetare “Për linjën e trasesë së ngushtë” po përgatisin një program argëtues. Treni do të niset nga stacioni Septemvri në orën 09:30 dhe do të mbërrijë në Jakoruda në orën 13:10.
Ndalesa e parë do të jetë në Stacionin e Cepinës, ku udhëtarët do të mund të shikojnë ekspozitën që gjurmon historinë e linjës në Shtëpinë-Muze. Në stacionin e Velingradit i pret një surprizë, të cilën organizatorët e mbajnë të fshehtë. Përpara se të mbërrijë në Jakoruda, treni do të ketë një ndalesë edhe në stacionin Avramovo - stacioni më i lartë në Gadishullin Ballkanik. Pasagjerët do të mund të ecin atje dhe të bëjnë foto në sfondin e peizazheve të bukura të Rodopeve. Pas mbërritjes në qytetin piktoresk të Jakoruda, do të ketë një paradë festive drejt qendrës së qytetit dhe një program të organizuar në shesh dhe në qendrën e Bibliotekësvendase.
Nisja për në stacionin Septemvri është planifikuar për në 16:30 nga Jakoruda. Përbërja e kompozimit festiv do të përfshijë edhe një vagon-bufe me ushqime për një udhëtim edhe më të këndshëm përgjatë rrugës piktoreske, duke kaluar malet Rilla, Pirin dhe Rodope, transmeton BDZ.
Foto: BGNES
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje..
Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se..