Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Shqipërisë sa vjen dhe rritet

Rosen Zheljazkov mori pjesë në një pritje në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë

Foto: pexels

Bullgaria dhe Shqipëria gjithmonë kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë dhe kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, bashkëpunim i cili sa vjen e rritet. Radio Bullgaria ju informoi për takimet e kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në Tiranë. Ai u prit nga kryetarja e Parlamentit shqiptar Lindita Nikolla, si dhe nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj. U diskutuan tema të ndryshme, disa prej të cilave kishin të bënin me zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, hapjen e një linje direkte ajrore, bashkëpunime të mëtejshme në fushën e politikës, ekonomisë, turizmit, si dhe tema e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Pas vizitave zyrtare me znj. Lindita Nikolla dhe presidentin Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit të Bullgarisë mori pjesë edhe në një pritje në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, 3 Marsit, e cila ishte organizuar mbrëmjen e djeshme, 26 shkurt, nga Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri. Në këtë pritje përveç përfaqësuesve të Ambasadës së Bullgarisë morën pjesë edhe Ministri i Puneve te Brendshme Taulant Balla, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe përfaqësues të pozitës dhe opozitës, si Ilir Meta, Edmond Spaho, Valentina Leskaj, Musa Ulqini. Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe Zv-kryetari i KPK (Komiteti per Pakicat Kombetare), përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri, ndër të cilët përfaqësuesja e bullgarëve në KPK Milena Selimi, si dhe përfaqësues të shoqatave bullgare dhe rektorë të universiteteve shqiptare. Gjatë mbrëmjes z. Zheljazkov bisedoi me përfaqësuesit e komunitetit bullgar dhe u shpreh se mbështetja për ta nuk do të mungojë.

Nxënëse e Shkollës Bullgare të së Dielës “Hristo Botev” me kostum popullor

Miqtë dhe të ftuarit u pritën me verore nga dy nxënës të Shkollës Bullgare të së Dielës “Hristo Botev”, Tiranë, të cilët ishin të veshur me kostume popullore bullgare dhe nëpërmjet veshjes dhe simbolit të ardhjes së pranverës i dhanë një atmosferë shumë të bukur mbrëmjes.

Lexoni më tepër:

Foto: pexels, Drisola Rahmani


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..

botuar më 24-05-31 2.47.MD

Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar

Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë..

botuar më 24-05-23 6.28.MD
Rumen Radev

Presidenti Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nga Sofja

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore përfundoi dhe nëse deklaratat dhe sjellja e tyre destruktive kthehet në veprime reale, kjo do të thotë ta shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit dhe largimit nga BE-ja,..

botuar më 24-05-17 4.50.MD