Një bullgar i gjashtë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën për spiunazh të dyshuar për Rusinë, raportoi korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov.
38-vjeçari Tihomir Ivanov Ivançev u arrestua më 7 shkurt. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit më 28 shkurt. Bullgari është banor i lagjes Acton të kryeqytetit britanik dhe akuzohet për konspiracion për të mbledhur informacione që synojnë të jenë drejtpërdrejt ose indirekt të dobishme për një armik në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë dhe interesat e shtetit. BBC raporton se Ivançev ka biznesin e tij në Londër dhe merret me dekorim.
Një vit më parë, Orlin Rusev, Biser Xhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stojanov dhe Vanja Gaberova u arrestuan në Londër dhe Norfolk dhe kundër tyre është në pritje një çështje gjyqësore. Ata akuzohen për kryerjen e vëzhgimit të njerëzve dhe vendeve të caktuara nga Rusia nga gushti 2020 deri në shkurt 2023.Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..