Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër vendet me liri më të madhe në renditjen e "Freedom House"

Foto: arkiv

Bullgaria është cilësuar si vend me liri në raportin e publikuar më 29 shkurt sa i përket lirisë dhe të drejtave në botë nga organizata joqeveritare amerikane “Freedom House”. Vendi mblodhi 78 nga gjithsej 100 pikë të mundshme. 32 pikë është rezultati për liritë e qytetarëve nga 60 të mundshme dhe 46 pikë për lirinë politike, që është mbi mesataren. Raporti vëren një rënie me një pikë krahasuar me vitin 2023, kur vendi mori gjithsej 79 pikë. Nga vendet fqinje, Greqia dhe Rumania kalojnë Bullgarinë, duke marrë përkatësisht 85 dhe 83 pikë. Serbia, Republika e Maqedonisë së Veriut me 57 dhe 67 pikat e tyre janë përcaktuar nga Freedom House si pjesërisht të lira, ndërsa Turqia me 33 është përcaktuar si vend jo me mjaftueshëm liri. Në BE, Hungaria është në vendin e fundit me 65 pikë. Rusia përkufizohet si "jo e lirë" me një rezultat prej 13 nga 100 pikë. 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD