Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira, vende-vende me reshje shiu, por tashmë ato do të jenë më të dobëta. Pas mesnatës dhe paradite, në disa rajone, kryesisht në veri të malit Stara Pllanina, ka mundësi që reshjet të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 2°.
Ditën e premte para mesditës reshjet do të fillojnë të pushojnë, më së voni në zonat malore. Vranësirat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë të ndjeshme, por pas mesditës do të shpërndahen nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, e cila në mbrëmje do të ulet. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje bore, gjatë ditës nën 900-1000 m - reshje shiu, të cilat do të ndalojnë deri në mbrëmje në shumicën e zonave. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 3°, në 2000 m - rreth minus 3°.
Përgjatë Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 7°- 8°, afër temperaturës së ujit të detit.
Hyrja në eurozonë nuk përbën rrezik për Bullgarinë. Pranimi i euros mund të jetë vetëm një përshpejtues i fuqishëm për rritjen ekonomike të vendit – këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes, Tomisllav Donçev, gjatë..
Kamerat e sistemit TOL janë tashmë të sinkronizuara me sistemin e Ministrisë së Brendshme. Kështu, drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në korsitë emergjente do të fotografohen dhe do të ndëshkohen, deklaroi ministri i brendshëm, Daniel Mitov. "Të..
Inflacioni mujor është 0.4%, ndërsa inflacioni vjetor arriti në 4.4%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave të Bullgarisë. Në maj, inflacioni vjetor ishte 3.7%, duke arritur kështu nivelin më të lartë që nga dhjetori 2023. Përshpejtimi i..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik..