Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u mbajt një protestë kundër emigrantëve

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev kritikoi qeverinë se nuk është në gjendje të kujdeset për sigurinë e qytetarëve bullgarë në qendër të Sofjes. "Çfarë mund të imagjinojmë për rajonet e tjera në vend. Dhe kjo i bën njerëzit të dyshojnë në të gjitha këto histori se fluksi i emigrantëve është kontrolluar, se kemi mbrojtje efektive të kufirit bullgar, se dërgimi i emigrantëve të padëshiruar në vendin tonë nuk do të ketë pasoja për sigurinë tonë”, ka theksuar Radev.

Një protestë nën titullin "Emigrantët jashtë Sofjes" u zhvillua mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ajo filloi para godinës së Ministrisë së Brendshme. Qindra qytetarë, kryesisht të rinj, kaluan nga Këshilli i Ministrave, raportoi BGNES. Kërkesat e tyre janë për kontroll të rreptë mbi pranimin e emigrantëve në vend dhe ndalimin e lëvizjes së tyre të lirë në qytet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata parazgjedhore përfundon zyrtarisht

Më 25 tetor në mesnatë përfundon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 tetor. E shtuna është një ditë për reflektim. Deri më 23 tetor, 21 nga gjithsej 28 parti dhe koalicione lidhën..

botuar më 24-10-25 5.05.MD

Avokatët protestuan në mbrojtje të shtetit ligjor

Avokatë në Sofje, Burgas, Ruse dhe qytete të tjera dolën në protestë kundër procedurës jolegjitime, sipas mendimit të tyre, për zgjedhjen e kryeprokurorit. Procedura e nisur duhet të ndërpritet dhe një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor të emërojë një..

botuar më 24-10-25 4.12.MD

"Gallup": Në final - 7 formacione të sigurta në parlament, një në buzë, një me shanse

Ditën e fundit të fushatës parazgjedhore, sipas deklaratave të të anketuarve, pjesëmarrja e pritshme në votim për Kuvendin Popullor më 27 tetor do të jetë 31.1%. Pritshmëria hipotetike është rreth 2 milionë vota, ku 3.4% e votuesve ka të ngjarë të..

botuar më 24-10-25 1.54.MD