Kanë nisur konsultimet dyditore të presidentit me forcat politike të përfaqësuara në parlament. Më 11 mars, kreu i shtetit foli me GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Konsultimet me “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) janë planifikuar për të martën. Sipas Kushtetutës, pas konsultimeve, kreu i shtetit i jep mandatin për formimin e qeverisë një kandidati për kryeministër nga grupi më i madh parlamentar GERB-SDS. Në Kushtetutë nuk ka një afat kohor në të cilin presidenti duhet të japë mandatin pas konsultimeve. Pasi i jep Maria Gabrielit, të propozuar si kryeministre, ajo ka 7 ditë kohë për ta kthyer me propozim për përbërjen e një qeverie ose për të kthyer një mandat të paplotësuar. Kushtetuta parashikon dhënien e mandatit forcës së dytë politike dhe, në rast dështimi, edhe një pale të tretë të emëruar nga Presidenti. Nëse përpjekja e tretë për të formuar një qeveri është e pasuksesshme, do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..