Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 marsin

Kod i verdhë i erës së fortë në 8 zona të Bullgarisë Juglindore dhe Jugore

Foto: arkiv

Temperaturat minimale të ditës së martë në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°. në Sofje - 6°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira, do të ketë reshje shiu, me ndërprerje të përkohshme. Reshje më të mëdha do të ketë në lindje. Reshjet e shiut do të ndalojnë në mbrëmje nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në kryeqytet - 14°.

Përgjatë Detit të Zi do të mbajë vranësira me reshje shiu, në disa vende sasitë do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat e ajrit do të jenë 11-12°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi malet do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, mbi 1800 metra - borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 6°, në 2000 m - deri në 0°.

Të mërkurën temperaturat do të jenë të pandryshuara. Ajri i ftohtë do të pushtojë fushën e Danubit dhe rajonet lindore me erë të përkohshme të fortë nga veriperëndimi. Do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, në malet mbi 1300 m do të bjerë borë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD