Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Foto: Kostandina Bello

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' u botua në gjuhën shqipe në vitin 2023 dhe tani do të promovohet për herë të parë në Shqipëri. Përkthimi në gjuhën shqipe është financuar nga Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Selim Hoxhaj dhe është përkthyer nga Janka dhe Milena Selimi.


Romani "Në siperfagen e holle të akullit" ka rrëfime sekrete, sensuale, histori të vuajtura për shpirtin e pakapshëm të gruas përmes syve dhe spirtit të burrit. Personazhe dhe fate jo të zakonshme, emocione dhe ndjenja të veçanta, komplote dhe fabula jo standarde, që e levizin veprimin në vija paralele, vija që kryqëzohen dhe nga perplasja e tyre lindin flakët që djegin shpirtin. Një rrëfim enigme i pakuptueshem që ndjek romanin rresht pas rreshti deri në paragrafin e fundit. Shpresa dhe ëndrra, frikëra dhe dhimbje, misticizëm dhe mister, një histori që jehon dhe rezonon në shpirt për ditë të tera me lexuesin" - shprehet z. Kollarov. Romani flet per gruan permes syve dhe shpirtit te burrit.

Të gjithë ata që e duan artin dhe të bukurën si dhe letërsinë janë të mirëpritur në prezantimin e këtij romani kaq intrigues të krijuar me shumë dashuri nga mjeku me shpirt artisti.

Lexoni më tepër:
Foto: Kostandina Bello, FB / Zlatimir Kolarov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD