Sot nisin Kreshmët e Mëdha. Tradicionalisht, në ditët para fillimit të periudhës së agjërimit dhe përqendrimit shpirtëror, në shumë pjesë të vendit mbahen karnavalet e kukerëve.
Në fshatin Dedevo në malin e Rodopeve, përshpirtjen e pritën me lojëra kukerësh.
Në mjegullën e dendur, maskat dukeshin edhe më piktoreske dhe të frikshme
Banorët e Dedevos, të maskuar si bisha dhe përbindësha, kaluan nëpër të gjitha shtëpitë e fshatit për të bekuar banorët e tyre dhe për të larguar forcat e liga.
“Imunitet” ndaj sëmundjeve dhe fatkeqësive iu dha edhe makinave që kalonin nëpër fshat.
Në të Lidhurit e Mishit kishte një karnaval gatimi në fshatin e afërt Lillkovo.
Në festën, kur mund të hahet mish në ditën e fundit para kreshmës, të ftuarit dhe nikoqirët përfituan nga pjekja dhe pirja e verës, ndërsa fëmijët morën... pambuk prej sheqeri.
Ariu i uritur nuk luan valle, thotë një fjalë e urtë bullgare. Pasi u ushqyen mirë, pjesëmarrësit e festës hodhën një valle.
Interpretimet e një grupi të madh gajdexhinjsh kumbuan në fshat.
I magjepsur nga zhurma zilet e kukerëve dhe atmosfera festive, dikush mund të tundohet të blejë një zile të punuar me dorë.
Përpiloi: Elizabet Radkova
Foto: Elizabet Radkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 6 janar festojmë një nga festat më të ndritshme të krishtera – Theofaninë, Epifaninë, Ditën e Bekimit të Ujit, Ditën e Jordanit ose Pagëzimin e Zotit. Dita e Bekimit të Ujit dhe simbolet e pagëzimit Në kishat mbahet një liturgji..
Humori festiv është kudo - në shumë qytete pemët e Krishtlindjeve tashmë janë të ndezur, pazaret e shumta tërheqin vizitorët me suvenire të bukura, pjata të shijshme dhe verë aromatike të zier. Këto ditë, në kryeqytetin e Sofjes shumë..
Koprivshtica është një qytet i vogël i shtrirë në gjinjtë e malit Sredna Gora përgjatë rrjedhjes së lumit Topollnica. Koprivshtica – qyteti-muze, në të cilin historia dhe heronjtë e saj ende janë të gjallë Me rrugicat e tij me kalldrëm, me..
Në Bullgarinë Perëndimore, rreth njëqind kilometra në jugperëndim të Sofjes, qyteti Zemen, i vendosur në brigjet e lumit Struma dhe rrethinat e tij nuk..