Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brenda 24 orëve do të jetë e qartë nëse do të ketë një qeveri me rotacion

Foto: BTA

E nominuara nga GERB për kryeministre, Maria Gabriel, mori sot nga presidenti Rumen Radev mandatin eksplorues për formimin e qeverisë. Pas takimit me presidentin ajo deklaroi se do ta mbajë mandatin e kabinetit që i është dorëzuar, por për të është e papranueshme pritja e afatit shtatëditor të përcaktuar në Kushtetutë për kthimin e mandatit. Sipas fjalëve të saj, negociatat mes GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për kabinetin qeveritar do të vazhdojnë akoma 24 orë, pasi PP-DB ka kërkuar edhe pak kohë për negociata. Në maratonën e ardhshme të negociatave 24-orëshe do të shqyrtohet nënshkrimi i një marrëveshjeje koalicioni dhe saktësimi i përbërjes së një qeverie.

Më pas, në një mesazh për media, GERB vuri në dukje se negociatat me PP-DB do të finalizohen deri në orën 12:00 të datës 19 mars. Kandidatja e GERB-it për kryeministre, Maria Gabriel, do të shkojë të martën te presidenti Rumen Radev me vendimin përfundimtar.

Gabriel shkoi në Presidencë me ish-kryeministrin nga PP-DB Nikollaj Denkov. Kryeministri në dorëheqje komentoi një listë jozyrtare të ministrave nga kabineti i mundshëm i ardhshëm në media, duke thënë se PP-DB e ka parë që sot dhe se ajo përmban emra të papranueshëm për PP-DB. Sipas listës, në mesin e ministrave të zëvendësuar është edhe ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, në vend të të cilit është propozuar Hristo Gaxhev (GERB). Në të njëjtën kohë, ministri i financave Asen Vasilev (bashkëkryetar i PP) ruan postin e tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..

botuar më 25-02-18 5.45.PD
Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD