Një nga meritat më të mëdha të radios është aftësia e saj për të treguar histori. Nga sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe UNICEF-i po bashkojnë forcat për të folur për problemet me të cilat përballen fëmijët bullgarë dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre.Për këtë, drejtuesit e dy organizatave me besim të lartë publik nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.
"Fëmijët janë ata që e drejtojnë axhendën e UNICEF-it dhe ne duhet të sigurohemi që ata të dëgjohen”, tha Christina de Bruin, përfaqësuese e UNICEF-it në Bullgari.Ajo shprehu një mirënjohje të veçantë për gazetarët e BNR-së dhe theksoi faktin se kjo është radioja me besimin më të lartë të publikut dhe me një audiencë të gjerë:“Prandaj është shumë e rëndësishme për ne nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili do të forcojë partneritetin tonë në disa fusha kritike, si ulja e varfërisë së fëmijëve, përfshirja sociale, por edhe zhvillimi i hershëm i fëmijëve dhe mbrojtja nga dhuna.”

Dokumenti është vazhdimësi e politikës së BNR-së për të mbështetur çështje të rëndësishme shoqërore, theksoi drejtori i përgjithshëm Milen Mitev: “Deri më tani, BNR ka mbështetur dhe promovuar përpjekjet e UNICEF-it në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne konfirmojmë ndjeshmërinë tonë ndaj kauzës së UNICEF-it dhe deklarojmë dëshirën dhe motivimin tonë për të bashkëpunuar edhe më aktivisht për përmirësimin e jetën e fëmijëve bullgarë dhe familjeve të tyre, për të siguruar një mjedis në të cilin çdo fëmijë mund të zhvillohet dhe të realizojë potencialin e tij - theksoi Milen Mitev.
Foto: BNR - Ani Petrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..