Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj..
Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..
Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi..