Sinodi i Shenjtë zgjodhi unanimisht kryetar të përkohshëm të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare Mitropolitin 54-vjeçar të Vraçës Grigorij. Mitropoliti Grigorij do të jetë përgjegjës për zgjedhjen e një patriarku të ri. Ajo duhet të organizohet dhe mbahet brenda 4 muajve të ardhshëm. Në postin e Patriarkut mund të zgjidhen 9 nga 13 mitropolitë. Sipas statutit të Kishës Ortodokse Bullgare – ata duhet të kenë mbushur moshën 50 vjeç dhe të kenë qenë mitropolitë për të paktën 5 vjet. Një nga pretenduesit e mundshëm, Mitropoliti i Plovdivit, Nikollaj, njoftoi se nuk do të kandidojë për patriark. Kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë do të kryejë edhe detyrën e Mitropolitit të Sofjes, tha zëdhënësi i Sinodit, Peshkopi i Stara Zagorës Qipriani.
Te ora 15:00, më 9 qershor, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për parlamentin kombëtar ishte 19.7%, tha për BNR sociologia e “Gallup”, Janica Petkova. “Në orët e mëngjesit kemi vërejtur një dalje pak më aktive se në zgjedhjet e mëparshme...
Në Sofje janë mbi 300 persona me aftësi të kufizuara që sot votojnë me kuti të lëvizshme nga shtëpitë e tyre në 14 qendra votimi. Ekipet celularedo të vizitojë 16 rajone të Bashkisë Metropolitane, në të cilat personat me aftësi të kufizuara kanë..
Interesi i bashkatdhetarëve tanë nga Turqia me të drejtën e votës është përqendruar në zgjedhjet për deputetë popullorë. Arsyeja është se shumica e votuesve atje nuk i plotësojnë kushtet e qëndrimit dhe nuk do të mund të votojnë për eurodeputetët...
Më 8 qershor, nga ora 10:00 deri në 17:00, me hyrje të lirë dhe shumë atraksione, lojëra dhe surpriza, Muzeu Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do..
Të shtunën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore,..
Këshilli i Ministrave urdhëroi riparimin urgjent të gardhit përgjatë kufirit tonë me Turqinë me një vendim të datës 6 qershor, njoftoi BNR Burgas...