Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U shpall një prokurim publik për zgjerimin e gazsjellësit nga Greqia deri në Rumani

Foto: Bulgartransgas

“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së transmetimit të gazit me qëllim rritjen e kapaciteteve në pikat e interkonjeksionit Kullata - Sidirokastro dhe Negru Voda – Kardam”. Vlera e parashikuar e prokurimit publik është 295 665 000 euro pa TVSH. Zgjerimi do t'i mundësojë Bulgartransgaz të arrijë qëllimet e Korridorit Vertikal për diversifikimin dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit duke transferuar sasi shtesë të gazit natyror nga jugu në veri. Nisma e operatorëve të transmetimit të gazit të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Moldavisë u miratua nga parlamenti më 14 mars 2024.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Toka bujqësore në Bullgari vazhdon të bëhet më e lirë

Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..

botuar më 25-03-28 9.14.PD
Simeon Djankov

Ish-Ministri i Financave Simeon Djankov kryeson Këshillin Fiskal

Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..

botuar më 25-03-27 3.56.MD

Në Burgas filloi prodhimi i mjeteve të blinduara ushtarake

Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..

botuar më 25-03-25 1.23.MD