Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Foto: Sofia film fest

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një përzgjedhje prej 20 titujsh. Mes tyre janë filmat e vlerësuar me “Palmën e Artë”, nominimet për “Oscar”, “Globi i Artë” dhe LUX 2024”, shtojnë organizatorët. Filmi "Kurthi" është një bashkëprodhim i Bullgarisë dhe Gjermanisë. Ai është pretendues për çmimin e madh në festivalin "Sofje - Qyteti i Kinemasë". Regjisorja është Nadezhda Koseva, e njohur për debutimin e saj të filmit me metrazh të plotë “Irina”, fitues të mbi 20 çmimeve ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit dhe themeluese e fondacionit “KinoKlas”, me të cilin së bashku me kolegët e saj u mëson artin filmik fëmijëve nga e gjithë Bullgaria.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD