Në turneun në Antalia të Turqisë, tenistja bullgare Denisllava Gllushkova vazhdon paraqitjen e saj madhështore. Sofjanasja shënoi fitoren e tetë radhazi dhe u kualifikua në gjysmëfinalen teke. Për një orë e 44 minuta, Gllushkova fitoi 6:2, 6:2 ndaj Ekaterina Pereligina nga Austria. Për një vend në finale, me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh, Denisllava do të luajë kundër Anna Siskova nga Çekia, e cila zuri vendin e dytë n[ renditje.
Një javë më parë, Glushkova fitoi titullin për teke në një turne tjetër për femra në Antalia, sërish me një fond çmimesh prej 15 mijë dollarësh.Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..
Grigor Dimitrov humbi shansin për të marrë një rrugë më të lehtë për të mbrojtur titullin e tij në Brisbane pasi lideri në skemë Novak Gjokoviq u eliminua. Fatkeqësisht, bullgari u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër çekut Jiri Lehechka dhe u largua nga..