26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të papushtueshme". Disfata e detyroi Perandorinë Osmane të nënshkruante Traktatin e Paqes të Londrës, duke ua dorëzuar zotërimet e saj ballkanike vendeve fitimtare të Bashkimit Ballkanik.
Në qershor filloi Lufta е Dytë Ballkanike. Ushtria bullgare po luftonte me Greqinë dhe Serbinë për territoret e diskutueshme në Maqedoni dhe me Rumaninë për Dobruxhën Jugore. Duke përfituar nga kjo, ushtria osmane shkeli kufirin përgjatë vijës Media - Enos, pushtoi Trakinë e Edrenesë dhe dëboi me dhunë popullsinë bullgare.
Për popullsinë e Trakisë, data 26 Mars është simbol i luftës për liri dhe i gatishmërisë për vetëmohim, një ditë për lavdërimin e heronjve të rënë, por edhe një ditë përkujtimore për të bërë homazhe për viktimat që vdiqën për realizimin e idealit kombëtar, theksojnë nga Bashkimi i Shoqërive Trake në Bullgari - një organizatë që bashkon në radhët e saj pasardhës të bullgarëve trakë.
Varna është një nga qytetet ku Dita e Trakisë dhe 111 vjet nga pushtimi i Kalasë së Edrenesë nga ushtria bullgare gjatë Luftës Ballkanike të viteve 1912-1913 festohet solemnisht përballë Monument Portal të Regjimentit të Tetë Bregdetar.
“Valët kryesore të refugjatëve ishin pas Luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1878), pas Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe veçanërisht pas Luftës Ballkanike (1912-1913) kur bullgarët trakë u falimentuan gjë pas së cilës u bë edhe debullgarizimi i Trakisë Lindore dhe Perëndimore. Më shumë se 350 000 bullgarë u detyruan të linin vendlindjet e tyre dhe të shkonin në Nënën Bullgari - kujton Rumjana Vëllçeva, kryetarja e Shoqatës Trake të Varnës, “Kapiten Petko Vojvoda”. - Një pjesë e tyre u vendosën në qytetin Varna dhe në rajon. Është e vështirë të thuhet se sa janë për momentin, por nëse kthehemi në vite, ndoshta më shumë se 20 mijë janë në flukset e ndryshme që erdhën në Varna. Pasardhësit janë tepër më shumë në kohën e tanishme. Prandaj, vërejmë me krenari të veçantë se pamja bullgare e Varnës përcaktohet edhe nga ardhja e refugjatëve trakë, kryesisht nga Trakia Lindore, por ka edhe nga Trakia e Egjeut. Për të mos folur për kontributin e pasardhësve të refugjatëve trakë në rritjen dhe ndërtimin e kryeqytetit tonë detar.”
Kur në bazë të Traktatit të Njoit, në vitin 1919, Fuqitë e Mëdha shkëputën nga harta e vendit tonë Trakinë e Egjeut dhe Trakinë Lindore dhe Krahinat Perëndimore, të populluara kryesisht me bullgarë, në Bullgari erdhën qindra mijëra refugjatë. Traktati ishte një katastrofë, sepse jo vetëm që e copëtonte territorin bullgar, por edhe e dështonte vendin tonë ekonomikisht. Si dëshmitar të heshtur të ngjarjeve në trojet trake kanë mbetur dhjetëra tempuj të krishterë, të cilët vazhdojnë të ruajnë historinë dhe besimin e të paraardhësve tanë.
Përpilues: Elena Karkallanova /sipas intervistës së realizuar nga Mariela Dimitrova, BNR-Varna/
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: BTA, BGNES, Muzeu Historik Ushtarak Kombëtar, arkiv
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..