Fillimi i një bashkimi konservator të djathtë "Bullgaria Blu" është vendosur si një "alternativë politike e formacioneve liberale dhe projekteve të majta euroaziatike". Ai u drejtohet "të gjithë atyre që janë të bindur se siguria jonë garantohet nga një Bullgari e fortë në Evropën e kombeve, e mbrojtur nga ambiciet euroaziatike dhe atyre, për të cilët politikën kombëtare e formojnë bullgarët, jo ambasadat. Pavarësisht nëse janë nga Lindja, ose nga Perëndimi”, njoftoi formacioni i ri.
“Bullgaria Blu” është një zhvillim i mëtejshëm i projektit “Sofja Blu”, i cili emëroi Vili Lilkov si kandidat për kryebashkiak të kryeqytetit në zgjedhjet lokale të 29 tetorit 2023. Themelues të projektit janë Vili Lillkov, Petër Moskov, Zhaklin Toleva, Ivan Sotirov dhe Stefan Ivanov.
Më herët, presidenti Rumen Radev njoftoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato për Parlamentin Evropian do të mbahen “dy në një” më 9 qershor.Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Ivajllo Mirçev. Ministri..
Rënia e pritur e eksporteve bullgare në SHBA për shkak të tarifave të reja është rreth 32.8%. Kjo është 1.5% e eksporteve totale të vendit, thotë zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë Donço Barballov. Rënia e PBB-së bullgare në vitin 2025 për..
Prodhuesi më i madh i armëve në Evropë — Rheinmetall — do të prodhojë granata 155 mm në Bullgari. Kjo del nga stenograma e një mbledhjeje të qeverisë. Investimi në VMZ‑Sopot, me pjesëmarrje bullgare, do të jetë 960 milionë euro. Paratë do të jenë një..
Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje - 16°. Do të jetë me diell gjatë ditës. Do të ketë vranësira mbi male, me..
Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën..