Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Një festë me mesazh bujarie, paqeje, bamirësie dhe fqinjësie të mirë mes njerëzve

Foto: BGNES, arkiv

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në Bullgarinë Verilindore dhe në Rodopet. Përveç turqve bullgarë, në të përfshihen edhe bullgarët pomakë dhe romët, dhe një pjesë e caktuar e myslimanëve në Bullgari janë shtetas bullgarë të cilët emigruan nga vendet arabe, si Afganistani dhe Irani. Shumica e myslimanëve bullgarë janë sunitë, forma e Islamit e mbështetur zyrtarisht nga Perandoria Osmane, e cila sundoi vendin për pesë shekuj.

Këtë vit, nga 10 deri më 12 prill, ithtarët e Islamit mirëpresin një nga festat e tyre më të mëdha, Ramazan Bajramin. Kryetari i Këshillit të Lartë Mysliman Vedat Ahmed shpjegon:

Vedat Ahmed

“Njerëzit fillojnë të përgatiten për festën tre muaj para saj - tre muajt e shenjtë quhen Rexhep, Shaban dhe Ramazan, dhe gjatë muajit të Ramazanit ka disa kërkesa për myslimanët, siç është agjërimi. Kjo është ndër detyrat më thelbësore të myslimanëve, e përcaktuar si shërbimi ndaj Zotit. Kur urdhërohet agjërimi i muajit të Ramazanit, thuhet se kjo ka qenë detyrë edhe e popujve të mëparshëm, dhe me këtë myslimani agjërues synohet të jetë njeri i mirë, i dhembshur, të lartësohet shpirtërisht.”

Një veçori tjetër e muajit që i paraprin Ramazan Bajramit është se myslimanët i kushtojnë rëndësi të madhe bamirësisë. “Vepra kryhen për të mbështetur edukimin mysliman, për të ndihmuar të varfëritë dhe jetimët. Lëmosha jepet për qëllime të ndryshme bamirësie”, shpjegon Vedat Ahmed:

“Është e rëndësishme që secili të bëjë diçka të mirë – qoftë duke ushqyer nevojtarët, qoftë duke pritur të afërmit dhe miqtë në të ashtuquajturën sofër – “Iftar”. Pikërisht ky është qëllimi i agjërimit të muajit të Ramazanit – të empatizojmë problemet e shoqërisë. Duke përjetuar shpirtëroren brenda vetes, ai duhet të bëjë vepra që do të ndihmojnë zgjidhjen e problemeve të shoqërisë.”

Përgatitjet e mëdha për pritjen e Ramazan Bajramit bëhen edhe në shtëpitë e myslimanëve. Tradicionalisht, për festë, ata mirëpresin mysafirë të dashur, të afërm, por mos harrojnë të qerasin edhe fqinjët me ëmbëlsirat e bëra vetë. Në këtë mënyrë Ramazan Bajrami i kapërcen kufijtë e komunitetit mysliman. Kjo është një festë e bamirësisë dhe fqinjësisë së mirë, na tregon kolegia e Redaksisë së Gjuhës Turke të Radio Bullgarisë, Shevkie Çakër-Nihatova dhe përshkruan mjedisin e shtëpisë gjatë festës:

Shevkie Çakër-Nihatova

“Zakonisht përgatitjet nisin një javë para Bajramit, gratë pastrojnë të gjithë shtëpinë, lahen perdet, vendosen mbulesa të reja sepse do të vijnë mysafirë dhe do të mblidhet familja. Bakllavaja duhet bërë më parë, sepse nuk gatuhet në një ditë. Në fëmijërinë time, gratë e një lagjeje mblidheshin në njërën nga shtëpitë dhe njëra sillte vezët, tjetra sillte qumështin dhe e treta miellin. Zakonisht mblidhen në shtëpinë e mjeshtres që е bënше bakllavanë më të mirë. Kurse byrekët, janë gati edhe para bakllavasë. Byreku është po ai që bëhet për dasma, piqet nga të dyja anët dhe bëhet me shumë djathë.Pasi të jetë pjekur nga njëra anë, kthehet në një kapak të madh metalik që të piqet edhe nga ana tjetër. Është më e vështirë për t'u bërë, kështu që është vetëm për raste të veçanta. Në këtë ditë tryeza duhet të jetë e ngarkuar me shumë pjata dhe shumë të ftuar janë të mirëpritur.”

Radio Bullgaria uron të gjithë myslimanët në Bullgari dhe në botë për Ramazanin!

Lexoni më shumë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES - arkiv, Këshilli i Lartë Mysliman, BNR - Ani Petrova, arkiv personal, Facebook / Bashkia Kubrat




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD