Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Foto: PE

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin 2019. Kjo e rendit vendin pas Estonisë si vende me interes të reduktuar. Në vitin 2019 të votonin për Parlamentin Evropian ishin gati 57 për qind e zgjedhësve bullgarë. 50 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote tani janë gati të votojnë për eurodeputetët më 9 qershor, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. 37 për qind e bullgarëve të anketuar besojnë se gjërat në BE nuk po zhvillohen në drejtim të mirë, për 55 për qind gjërat po shkojnë në drejtim të gabuar. 22 për qind mendojnë se drejtimi i komunitetit është i drejtë. Bullgarët, ndryshe nga shumica e evropianëve, e shohin Parlamentin Evropian si një mjet për zgjidhjen e problemeve që politikanët dhe pushtetarët e tyre nuk mund t'i zgjidhin. Kur u pyetën se cilat tema dëshirojnë të diskutoheshin me prioritet gjatë fushatës zgjedhore, pothuajse gjysma (48 për qind) janë përgjigjur – “Lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social”. “Mbështetja e ekonomisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës” ishte përgjigja tjetër më e zgjedhur me 40 për qind. Si vlera që BE-ja duhet të mbrojë, 47 për qind tregojnë "Paqe". Çdo i treti bullgar – 33 për qind tregon "Respekt për identitetet kombëtare, kulturat dhe traditat në vendet anëtare të BE-së". "Shteti i së drejtës" u zgjodh nga 26 për qind e bullgarëve të anketuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD