Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti parlamentar për marrëveshjen me "Botash" paraqitet në prokuroritë bullgare dhe evropiane

Jordan Todorov
Foto: BGNES

BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova. “GERB po përpiqet të mbulojë korrupsionin e kontratës me Botash-in duke mos lejuar raportin e komisionit, i cili përmban konstatime serioze për dëmtimin e shtetit bullgar, në axhendën e sallës plenare”, arsyetohet ajo.

Sipas kontratës së lidhur nga qeveria teknike e kryeministrit Gëllëb Donev, kompania shtetërore “Bulgargaz” pranon t'i japë “Botash” akses në tubacionet tona.

“Vëzrazhdane” më herët gjatë ditës së sotme paraqiti një raport në prokurori, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe institucione të tjera shtetërore lidhur me transaksionin skandaloz mes “Bulgargaz”-it dhe “Botash”-it, njoftoi deputeti Jordan Todorov. Ai tha gjithashtu se partia do t'u sigurojë atyre raportin e komisionit të përkohshëm parlamentar, i cili duhej të vërtetonte faktet e marrëveshjes.

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” paraqiti një propozim për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, në të cilën të shqyrtohet raporti i komisionit të përkohshëm për kontratën mes “Bulgargaz” dhe “Botash”. Raporti përmban fakte dhe zbulime jashtëzakonisht skandaloze, të cilat nuk duhet të mbeten të fshehura nga opinioni”, komentoi deputeti i PP-DB-së, Radosllav Ribarski. Kolegu i tij Martin Dimitrov shprehu shqetësimin se dokumenti për “Botash”- in mund të zhduket si udhërrëfyesi për ndërtimin e “Rrymës Turke”.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Atanasov

PP-DB kërkon që kryeministri të shpjegojë në parlament se pse snajperët po ruajnë shtëpinë e Bojko Borisovit

Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë..

botuar më 24-06-25 9.14.PD

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2024

Ditën e martë para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të zhvillohen vranësira. Në vende të izoluara, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë..

botuar më 24-06-24 7.35.MD

Mandati i parë për kabinetin nuk është dorëzuar, por “Vëzrazhdane” kërkon të tretin

Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Sipas partisë, këtë qeveri mund ta formojnë të gjitha formacionet politike të përfaqësuara..

botuar më 24-06-24 5.46.MD