Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të karburantit do të zgjasë katër vjet. Agjencia raporton se në procesin e shqyrtimit të dokumenteve teknike për të garantuar sigurinë e funksionimit të llojit të ri të karburantit, janë angazhuar burime të konsiderueshme njerëzore, si nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, ashtu edhe nga organizata të jashtme bullgare dhe të huaja për mbështetje teknike.
Me ardhjen e karburantit të Westinghouse në central më 20 prill, ministri i Energjisë Vlladimir Malinov kujtoi se për bllokun 6 është nënshkruar një kontratë për diversifikimin e karburanteve me kompaninë franceze “Framatom” dhe kështu do të arrihet pavarësia e plotë e centralit atomik “Kozlloduj”. Aktualisht, të dy njësitë e termocentralit bullgar janë të ngarkuara me lëndë djegëse bërthamore ruse.Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një..
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas..