Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe ndikimin e tyre në BE. Rezoluta do të votohet në një sallë plenare në Strasburg më 25 prill.
"Parlamenti Evropian është i shqetësuar nga raportet e besueshme të përpjekjeve të intensifikuara ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare bullgare më 9 qershor. Ai shpreh shqetësim serioz për ekzistencën e kontrollit rus mbi një rrjet agjentësh aktivë në mediat sociale, organizatash dhe partish politike, që kanë qellim dezinformimin e shoqërisë Është seriozisht i shqetësuar për shkak të pronave të shumta në territorin e Bullgarisë të autoriteteve ruse, disa prej të cilave janë me rëndësi strategjike dhe shërbejnë si qendra të ndikimit rus në proceset demokratike të vendit”, thuhet në tekst.
Grupet e punës ndërdikasteriale do të punojnë për të përshpejtuar zbatimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe të Korridorit Vertikal të Gazit, njoftoi qendra e shtypit e..
Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..