Në folklorin bullgar ka shumë këngë kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar. Një prej tyre, e cila medoemos interpretohet më 6 maj, është kënga e njohur rome e quajtur "Ederlezi", siç është emri rom i festës së shenjtorit. Këngën mund ta quajmë himnin e romëve në Ballkan, por përveç në gjuhën rome, mund ta dëgjojmë në greqisht, serbisht, kroatisht, turqisht dhe, natyrisht, bullgarisht. Mesazhi lidhet fort me ringjalljen pranverore të jetës dhe shpresave:
“Pranvera zbriti mbi supin tim e gjallë dhe e gjelbër
Së shpejti vjen dita e Shën Gjergjit.
Dielli ringjall ëndrrat përsëri, të reja dhe të nxehta.
Ne do t'i kërkojmë Shën Gjergjit të ecë me ne gjatë rrugës
Shën Gjergj, të lutemi, na jep forcë për ta luftuar përsëri fatin tonë..."
Kënga është pjesë e repertorit të një sërë artistësh në Bullgari dhe në mbarë botën, por sot ju ofrojmë versionin e Nina Nikolinës. “Shën Gjergji” është pjesë e projektit “Tradita dhe Klasikët”, ku Nina Nikolina është partnere me orkestrën e Operës Shtetërore – Ruse.
Regjistrimi është nga një koncert në Gabrovo në vitin 2020. Muzika popullore dhe teksti janë në një aranzhim të ri të krijuar nga Kalin Veljov, Martin Tashev dhe Jasen Vellçev. Dirigjenti Georgi Miltiadov është gjithashtu autori i orkestrimit të melodisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...