Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Foto: БТА

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës dhe festave tona. Pashkët nuk përbëjnë përjashtim. Ndërsa këtë vit festa e madhe e krishterë bie edhe në prag të ditës së Shën Gjergjit, e festuar nga bullgarët më 6 maj dhe përshtatet edhe me traditat e gatimit.

"Tryeza e Pashkëve tradicionalisht përmban kozunak, mish qengji dhe sallatë me perime - me marule, domate dhe kastraveca, dhe vezë të lyera. Ne sigurisht nuk do të bëjmë kompromis dhe gjithçka që duhet të përgatitet do të blihet duke u privuar nga disa gjëra të tjera. Është shtrenjtë! Është shtrenjtë në krahasim me të ardhurat që marrim”, thotë për Radio Bullgarinë Denica e cila tashmë po bën një listë me produktet e nevojshme për tryezën e saj familjare më 5 maj.

Sa do të kushtojë tryeza festive në vitin 2024?

Me një siguri se ka një stabilizim të çmimeve dhe një ekuilibër të qëndrueshëm të tregut, Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Shkëmbime Mallrash dhe Ankande, i tha BNR-së se ndoshta do të kemi të njëjtën vlerë çmimi të tryezës së Pashkëve si vitin e kaluar. Sipas tij, çmimet e produkteve ushqimore bazë, përfshirë frutat dhe perimet bazë, në gjysmën e parë të prillit janë pak më të lira në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vlladimir Ivanov
“Në përgjithësi, shporta e konsumit, nëse blejmë nga një gjë nga çdo lloj ushqimi, do të jetë rreth 108 leva. Për krahasim, vitin e kaluar ishte 111 leva. Rënia e çmimeve është e parëndësishme dhe thuajse e padukshme, nën 2%, por lajmi i rëndësishëm është se kemi një ekuilibër të qëndrueshëm të ndërveprimit dhe nuk ka tendencë që tregon se do të ketë ndonjë ndryshim drastik”, shpjegoi Vlladimir Ivanov. Ai shtoi se çmimi i sallatës është 16% më pak se atë në vitin e kaluar, vaji - me rreth 20%, vezët me rreth 5%. Pothuajse e njëjta gjë vërehet edhe te produktet e qumështit.

Çfarë po shohim në treg?

Çmimi i një kilogrami domate në Sofje (nga 15 prilli) është nga 3 deri në 8 leva (1,54 - 4,1 euro), kastravecat shiten nga 2,50 në 4,90 leva (1,28 - 2,51 euro), një sallatë/marule nga 1,20 deri në 1,80 leva (0,61-0,92 euro), një tufë rrepash 1,50 deri në 2,70 leva (0,77 - 1,38 euro), një tufë qepë të njoma nga 1,30 në 2,90 leva (0,67 - 1,48 euro) për prodhim bio.


Korrespondenti i BNR-së në Kjustendill Kirill Falin kontrolloi nëse situata është e ndryshme në rajone të tjera të Bullgarisë.

"Perimet bullgare janë shumë më të shtrenjta se ato të importuarat. Domatet bullgare janë nga 5,80 leva / 2,97 euro / kilogrami deri në 6,50 / 3,33 euro /. Të importuarat - turke, greke janë mesatarisht rreth 3 leva. Kastravecat - prodhimi bullgar dhe ato nga varieteti më i mirë "Gergana" shiten 5,50 leva / 2,82 euro/. Në zinxhirët e mëdhenj, pasi janë në shitje, ato janë më të lira. Thonë "kastraveca bullgare", por 2,99 leva / 1,53 EUR / nuk janë bullgare. Gënjejnë”, thotë një qytetar nga Dupnica.

Specat jeshil dhe të kuq – disa janë 6 /3,07 euro/, të tjerët - 7 leva / 3,58 euro/. Epo le t'i hanë vetë! Si qenka normale kjo – mishi i derrit shitet 7 leva për kilogram, dhe unë do të harxhokam lekët për speca. Histori e tmerrshme! Për Pashkë do të hamë mish qengji, nuk do të hamë perime. Do ta kemi për ditën e Shën Gjergjit të nesërmen. Ndërsa specat dhe domatet janë nga 10 leva le t’i hanë vetë”, thotë një burrë nga Kjustendilli, i acaruar nga çmimet e perimeve." 

"Nuk ka çmim të drejtë. Ai formohet vullnetarisht nga kërkesa dhe oferta," shpjegon kryetari i Komisionit Shtetëror për Shkëmbime Mallrash dhe Ankande, Vlladimir Ivanov, dhe rekomandon që njerëzit të mos blejnë spontanisht dhe të bëjnë blerje të informuara për të mos u bërë pjesë e praktikave të këqija tregtare.

Por edhe pse bursa raporton një rënie minimale të çmimeve në krahasim me vitin e kaluar, bullgarët nuk e ndjejnë këtë në xhepat e tyre. Ndërsa me afrimin e festave, çmimet shpesh rriten.

“Si çdo vit ndjejmë rritje të çmimeve, sidomos për prodhimin vendas dhe konkretisht për domatet, diçka që e konsumojmë shumë rregullisht – tregon Martin nga Sofja. – Padyshim që çmimi përcakton cilësinë dhe prodhimi bullgar ka rezultuar të jetë më cilësor, por edhe çmimi i tij është të paktën dy herë më i lartë se produktet e importuara. Për të qenë i sinqertë, unë jam skeptik për etiketat e origjinës së produkteve në zinxhirët e mëdhenj të dyqaneve dhe e kam të vështirë të gjurmoj nëse ato janë vërtet nga Bullgaria, ose janë të importuara nga jashtë, por kam përshtypjen se cilësia është më e ulët atje, në krahasim me dyqanet më të vogla.“

A do të lyejmë prap vezë polake dhe jo bullgare si vitin e kaluar? Kjo varet nga ne. Vlladimir Ivanov apelon që për Pashkë të blejmë produkte bullgare për tryezën për t'i mbështetur prodhuesit vendas.

Fotot: BTA, BGNES, Emill Nikollov - BNR, Vanja Sllavova - BNR

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është e sigurt kozmetika në BE?

Madje produktet më të zakonshme që përdorim në jetën tonë të përditshme janë rezultat i proceseve dhe trajtimeve komplekse, materialet e përdorura në të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë. Kjo vlen më së shumti për kozmetikën. Çfarë po..

botuar më 24-05-15 4.05.MD
BNR - Kërxhali

Në fshatin e Kushllës të Rodopeve - mbretëria e mumios

Diku në rrëzë të Rodopeve Lindore, vetëm 100 metra nga kufiri ynë me Greqinë, ndodhet fshati Kushlla. Jo shumë kohë më parë - në vitet 1970 - popullsia e fshatit numëronte mbi 300 njerëz, por sot këtu jetojnë vetëm 22 pensionistë, thotë kryetari Sevdalin..

botuar më 24-05-15 7.30.PD

Shkencëtarët bullgarë dhe të huaj diskutojnë gjuhën bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën

Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Sofje. Sipas traditës, forumi shqyrton arritjet dhe tendencat në fushën e studimit të..

botuar më 24-05-15 6.05.PD