Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Dimitër Gllavçev
Foto: gov.bg

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së Matthias Cormann. Të dy folën në kuadrin e Takimit të Këshillit Ministror të OECD në Paris. Nga biseda u bë e qartë se horizonti për pranimin e vendit tonë është fundi i vitit të ardhshëm 2025. Janë pranuar gjithsej 31 raporte të komiteteve të OECD-së për Bullgarinë, kanë mbetur akoma 26 të tjera. Kryeministri tregoi se Bullgaria është e gatshme për negociata intensive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimet me partitë më të vogla i dhanë fund konsultimeve pranë presidentit për formimin e kabinetit nën presidentin

Një kabinet ekspertësh në kushtet e një krize politike është e vetmja mundësi e arsyeshme. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i grupit parlamentar të “Ka popull të tillë” (ITN) Toshko Jordanov në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e..

botuar më 24-06-26 12.29.MD

Një shërbim botëror me ndikim sinjalizoi shkallën më të lartë të kërcënimit kundër Bojko Borisov

Një sinjal i shkallës më të lartë të kërcënimit të paraqitur nga një prej shërbimeve më me ndikim në botë është arsyeja pse shtëpia e liderit të GERB Bojko Borisov ruhet nga snajperët. Kështu ai iu përgjigj pyetjes së PP-DB se pse ushtarët me armë..

botuar më 24-06-26 12.11.MD
Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev refuzoi të paraqitet në seancën dëgjimore në parlament

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev refuzoi kërkesën e PP-DB-së për t'u dëgjuar në Kuvendin Popullor dhe nuk do të flasë në seancën e sotme parlamentare. Koalicioni kërkoi që kryeministri të shpjegojë arsyet e shkarkimeve dhe emërimeve në..

botuar më 24-06-26 10.49.PD