Iniciativa Wings for Life World Run është një ngjarje globale që do të mbahet njëkohësisht në të gjithë botën më 5 maj dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën bullgare. Të gjitha fondet e mbledhura nga tarifat e hyrjes do të dhurohen për kërkime mjekësore me qëllimin për t'i bërë dëmtimet e shtyllës kurrizore plotësisht të shërueshme.
Wings for Life World Run nuk ka rregulla strikte - njerëzit vrapojnë me ritmin e tyre të zgjedhur dhe mbulojnë kilometrat për të cilat janë përgatitur.
Në edicionin e njëmbëdhjetë të nismës, të interesuarit në vendin tonë mund të përfshihen nga Kopshti i Borisit në Sofje. Rruga është gjithashtu e përshtatshme për pjesëmarrësit në karrige me rrota.
Starti është tek “Elefanti”, pas së cilës do të ketë 1.8 km vrap në shtigje asfalti, 1.2 km në zhavorr dhe 1.8 km të tjera në një shteg të gjerë asfalti.Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..
Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për..