Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë përmes rekrutimit në rezervën vullnetare. Rezervistët do të tërhiqen nga paga më e lartë dhe modernizimi i armatimeve. Arma e vjetër sovjetike i zmbraps të rinjtë, sipas një sondazhi sociologjik, tha ministri, cituar nga "24 Çasa".
“Nëse kjo nuk ndihmon, ne do të mendojmë për masa të tjera. Nuk po flasim për kthimin e rekrutimit të detyrueshëm, por për përgatitjen e qytetarëve për mbrojtjen e atdheut. Ka të bëjë me disa kategori nëpunësish civilë, për të cilët mund të vendoset kërkesa e detyrueshme për trajnim ushtarak”, tha ministri. Sipas tij, ata që dëshirojnë të punojnë në strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë do t'i nënshtrohen trajnimit ushtarak përpara se të bëhen nëpunës civilë.Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..