Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bettany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Bethany Hughes
Foto: x.com/bettanyhughes

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bettany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me padurim nga publiku bullgar.

Në episodin e filmuar vitin e kaluar, Bettany udhëtoi nëpër vendin tonë dhe vizitoi disa nga vendet më ikonike të lidhura me historinë tonë mijëvjeçare. Thesari i artë nga Varna e mahniti atë me punimin e tij mjeshtëror. Në Luginën e Mbretërve Trak, historiania britanike shijoi piktura murale jashtëzakonisht të gjalla në një varr 2300-vjeçar. Në Muzeun e Kazanllëkut, ajo zbuloi gjetje të mahnitshme trake, dhe në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u mrekullua me mozaikët e shekujve IV-VI. Vëmendje e veçantë në episod i kushtohet qytetit antik Heraklea Sintika, ku Prof. Hughes zbuloi gjurmët e një bazilike dhe një shenjtërore të lashtë të perëndeshës Nemezida.

Prof. Bethany Hughes në Sozopoll

Në udhëtimin televiziv, historiania britanike na çon nga Manastiri ikonë i Rilës, i themeluar në shekullin e X-të dhe i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-së, në fshatin Ribnovo në Rodope, ku prezanton zakonin unik të "vizatimit të nuseve". Në malin Stranxha, Prof. Hughes prezanton ceremoninë e vallëzimit mbi prush, të quajtur bullgarisht nestinarstvo - një ritual i mbushur me misticizëm dhe bukuri.

Historiania dhe prezantuese britanike përfundon rrugëtimin e saj përpara monumentit Buzlluxha, duke e paraqitur atë si një relikte komuniste dhe një simbol të përplasjes mes dhimbjes së kujtimit të së shkuarës dhe rrezikut për të harruar mësimet e saj.

Shikoni të gjithë episodin emocionues të "Thesaret me Bettany Hughes" kushtuar Bullgarisë këtu:

Lexoni më shumë:

Përpoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: x.com/bettanyhughes, Bashkia Sozopoll



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Strellça prezanton ekspozitën "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur"

Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur".  Ekspozita..

botuar më 25-04-13 4.10.MD

Burgas pret një konkurs botëror për verërat Sauvignon

Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..

botuar më 25-04-12 5.30.PD

Festivali i Kulturës së Lashtë po fillon në Hisarja

Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..

botuar më 25-04-04 6.10.PD