Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

59,8% e lindjeve në Bullgari në vitin 2023 janë jashtë martese

Foto: arkiv

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pesë organizata për të drejtat e fëmijës - Child Fund Alliance, Eurochild, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe UNICEF - iu drejtuan fëmijëve dhe të rinjve të BE-së, përfshirë nga Bullgaria, për të mësuar rekomandimet e tyre për pushtetarët, vë në dukje Instituti Kombëtar i Statistikave. Rezulton se sipas 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën.

70% e fëmijëve rekomandojnë që t'u jepen më shumë mundësi për të marrë pjesë në vendimmarrje për të siguruar që pikëpamjet e tyre të dëgjohen për çështjet që ndikojnë në jetën e tyre.

Fëmijët i nxisin të rriturit të kujtojnë se fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja. Prioritetet e tyre kanë rëndësi këtu dhe tani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD