Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër.
Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY?, po e mirëpresim me interes projektin e tij të parë solo - ai është autori i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Përveç se është producent i këngës, Ersin gjithashtu ka luajtur në të gjitha instrumentet, vetëm bateritë janë regjistruar nga Martin Profirov nga grupi P.I.F. Ersin është edhe autori i xhirimeve në video.
“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” na paraqet një pikëpamjen personale të autorit:
"Kënga është e lehtë dhe është vetëm hapi i parë në një rruge në të cilën e di prej kohësh që mund të ecë, por vazhdoj ta shtyj. Kjo nuk është një lamtumirë për JEREMY-n? Përkundrazi - është më tepër një platformë për të më sjellë frymëzim të ri. Nuk është fundi apo fillimi i një epoke të re, është një zhvillim i natyrshëm i çdo një artisti" - tha Ersin Mustafov.
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..