Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 qershorin

Diell dhe reshje shiu të mërkurën

Foto: BGNES

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë shtrëngata dhe kushte breshëri. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 28° dhe 33°, në Sofje rreth 28°. Natën e së enjtes reshjet do të vazhdojnë në Bullgarinë Qendrore Jugore dhe Lindore.

Në male paradite do të mbajë mot kryesisht me diell, më pas do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje shiu, shtrëngata dhe breshër. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 23°, në 2000 m - rreth 15°.

Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira, por pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-29°, kurse uji i detit do të jetë 23°-24°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë u kthyen me 6 medalje nga Ballkaniada në matematikë

Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i..

botuar më 24-07-01 1.14.MD

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD