Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Atanas Veliçkov: Për çështjen e bullgarëve jashtë vendit, duhet të ketë unitet të të gjitha partive

Foto: BTA

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e speshtë, tha për Radio Bullgarinë Atanas Veliçkov, redaktori i faqes “Tribuna.mk”.

"Gjithçka është brenda kufijve normalë, bullgarët që janë në Maqedoninë e Veriut dhe përmbushin detyrën e tyre civile dhe të drejtën për të votuar për të dy parlamentet - si për Parlamentin bullgar, ashtu edhe për Parlamentin Evropian - vijnë në Konsullatën e Përgjithshme dhe në Ambasadë, në seksione. Nuk e kam vënë re që të abuzohet në shtyp me numrin e votuesve të regjistruar në KQZ, siç ishte në zgjedhjet e mëparshme. Tani nuk është si më parë. Ata thjesht presin kompromise nga pala bullgare” - thotë gazetari.


Ai beson se partia e re në pushtet në fqinjin tonë jugperëndimor VMRO-DPMNE dhe kandidati për kryeministër Hristijan Mickoski do ta zbusin tonin ndaj Bullgarisë, së paku si një manovër për bashkësinë ndërkombëtare. "Pres se do të ketë "gjeste" të caktuara nga pala e Maqedonisë së Veriut. Për shembull, ata bënë një provë të tillë me Dimitër Talevin - një artikull mjaft i gjatë u publikua në gazetën vendase "Nezavisim", ku Marijan Gjorçev vë në dukje se Dimitër Talev është bullgar sepse është rritur me këtë ndjenjë, ka studiuar në një shkollë bullgare. “Dimitër Talevit nuk duhet t'ia mohojmë këtë të drejtë. Ne duhet të pranojmë faktin se ata që kanë studiuar në shkollat ​​bullgare mund të kenë pranuar edhe idenë bullgare, idealin bullgar” etj. Por nëse qëllimi është të ndahen bullgarët maqedonas në të mirë dhe të këqij, për shembull Dimitër Talev është një bullgar i mirë maqedonas, por Ivan Mihajllov është një bullgar i keq maqedonas dhe është fashist, nëse planifikojnë të ecin përpara me këtë taktikë, atëherë politikanët bullgarë duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si t'u përgjigjen këtyre intrigave”, thekson Veliçkov.

Pyetjes nëse partitë bullgare u kushtojnë vëmendje problemeve të bullgarëve të Maqedonisë së Veriut, redaktori i “Tribuna.mk” iu përgjigj:


“Kam ndjesinë se është më mirë kur Maqedonia e Veriut nuk është pjesë e fushatës zgjedhore, qoftë edhe në kuptimin pozitiv, nëse më kuptoni. Është shumë më e rëndësishme, pavarësisht se cila parti do të jetë në krye të pushtetit, të ketë një politikë të përgjegjshme, të dëshmuar me vepra, me hapa racionalë, se sa të flitet për të drejtat e bullgarëve maqedonas, ose të bullgarëve në Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare – shën. red.), ose të bullgarëve në Ukrainë, dhe pasi kalojnë zgjedhjet, pasi i marrin votat, ta harrojnë atë që e kanë thënë një muaj më parë. Kështu që është më mirë të mos flasin, por të punojnë. Kjo vlen për të gjitha partitë, dhe për çështjen e bullgarëve jashtë vendit, duhet të ketë unitet në të gjitha partitë.”

Në Maqedoninë e Veriut, personat me pasaportë bullgare ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 6 seksione zgjedhore, tregon lista e Ministrisë së Punëve të Jashtme - përveç ambasadës në Shkup, ka seksione të formuara në Manastir, Veles, Kavadar, Ohër dhe Strumicë.

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD