45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë mundësi zhvillimi për të rinjtë bullgarë në atdheun e tyre). Rezultatet tregojnë se shumica dërrmuese (89%) e shohin zhvillimin e tyre profesional dhe personal në 5 vitet e ardhshme në Bullgari dhe besojnë se këtu mund të kenë shanse më të mira për rritjen e karrierës. Të anketuarit janë të mendimit se punëdhënësit e huaj punësojnë më shumë pozita kontraktore në Bullgari, ndërsa kompanitë bullgare kërkojnë më shumë ide dhe japin mundësi për kreativitet në punë. Sipas sondazhit, të rinjtë e përcaktojnë një pagë mujore prej 1200 leva (613.55 euro) si shumë të ulët për të filluar punën dhe si shpërblim të dëshiruar në një vit të ardhshëm ata tregojnë pak më shumë se 4300 leva (2198.56 euro) pas tatimeve. Përveç pagës adekuate, gjithnjë e më shumë njerëz tregojnë edhe një ekuilibër të mirë midis punës dhe jetës personale si një faktor motivues.
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..