Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit Riben. Marrin pjesë grupe të rishfaqjes nga Bullgaria, Rumania, Italia, Anglia dhe Serbia. Parashikohen seminare për adhuruesit e vegjël të historisë dhe demonstrime të pjatave nga kuzhina e lashtë.
Më 15 dhe 16 qershor Festivali do të jetë tërësisht në "Ulpia Escus" afër fshatit Gigen, ku do të organizohet një marshim romak dhe kampe barbare, do të zhvillohen lojëra, një konkurs për veshje antike, bizhuteri, modele flokësh dhe armë, rikrijime të lojërave të gladiatorëve. Do te paraqitet dhe një betejë mes barbarëve dhe romakeve në kufirin e Istërit (emri i lashtë grek i Danubit). Të dielën, vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë dy kampet dhe të marrin pjesë në punëtori të ndryshme. Do të jepet edhe çmimi “Shqiponja e Artë” për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike.
Lexoni më shumë:
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..
Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...