Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Foto: BTA

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga Marcianopolis. Arsyeja e nismës është 38-vjetori i hapjes së këtij institutit të kulturës.


Muzeu në Devnja është ndërtuar sipas projektit të arkitektit Kamen Goranov mbi mbetjet e një ndërtese të madhe romake të vonë me mozaikë. Në kohët e lashta, ndërtesa zinte sipërfaqen e një lagje të tërë. Oborri është i shtruar me pllaka guri, me një pus prej tullash në mes dhe i rrethuar nga tre anët me një galeri të mbuluar me një kolonadë gëlqerore. Aty ndodheshin 21 ambiente banimi, tregtare dhe magazinimi me një sipërfaqe totale prej 1402 metrash katrorë.

Në muzeun në Devnja mund të shihen disa nga shembujt më të mirë të artit të mozaikut romak të zbuluar në Bullgari. Më mbresëlënës prej tyre është një mozaik që përfaqëson mburojën e perëndeshës Athina me kokën e prerë të Gorgona Meduza.

Lexoni më tepër:

Foto: devnyamuseum.com, BTA, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shteg i ri turistik lidh monumente parahistorike në rajonin e Vetrinos

Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga..

botuar më 25-05-10 8.00.PD
Streha

Një shëtitje për në Çerni Vrëh

Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë ​​dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..

botuar më 25-05-07 2.55.MD
Viktor Kuzmanov

Nga Rodopet në skenën globale – fshati Levoçevo si një qendër për nomadët digjitalë

Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..

botuar më 25-05-04 9.00.PD