Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Foto: Facebook/danixilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi i saj i parë – pavarësisht moshës së saj të re. Ajo ka dhjetëra çmime nga konkurse muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në muajin prill, Dani Ilieva prezantoi këngën e saj të re "A do të puth" në skenën e Festivalit Ndërkombëtar Kulturor të Trëndafilave në qytetin Sanja të Kinës. Publiku prej mbi 500 personash përfshinte mysafirë zyrtarë nga disa zona të Kinës, si dhe ambasadorin e Mauritiusit. “Pa ditur bullgarisht, e kuptuam se për çfarë po këndonit”, ndanë njerëzit pas ngjarjes dhe ndaluan Danin për foto dhe autograf. “Përvojë e paharrueshme! Skena ishte e jashtëzakonshme, organizatorët më befasuan me balet dhe koreografi veçanërisht për prezantimin tim. Pashë sesi muzika na bashkon dhe flet një gjuhë universale. Më vjen mirë se kënga ime arriti kaq shumë njerëz”, rrëfen Dani.

Me këtë nuk përfundojnë shfaqjet e këngëtares së re jashtë Bullgarisë - ajo kaloi me sukses një përzgjedhje dhe në shtator do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Arteve Skenike në Romë.

Kënga "A do të puth" është me tekst të Ivan Angellovit, i cili është autor i vargjeve të mbi 150 këngëve me popullaritet. Muzikën e kompozoi Eftim Çakërov nga Studio RE, e cila është producente muzikore e Dani Ilievës. Aranzhimin e bënë Rosen Parllapanov dhe Eftim Çakërov.

Videoja u xhirua në Paris, dhe disa nga pamjet u realizuan në sfondin e Kullën Eifel.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/danixilieva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD

"Samsara" – projekti më i ri i muzikantit Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë..

botuar më 24-05-20 8.15.PD