GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të ftuar deputetët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), në orën 15:00 - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" dhe nga ora 17:00 - "Vëzrazhdane". Në datën 18 qershor janë caktuar takime me Partinë Socialiste Bullgare (BSP), “Ka një popull të tillë” dhe “Veliçie”. Pas çdo takimi GERB - SDS do të bëjë deklarata të shkurtra për media.
Shpresoj që nga sot të nisë dialogu aq i nevojshëm mes formacioneve politike. Gjithçka është në dorën e forcës së parë politike, partitë e tjera duhet të përfshihen në këtë dialog, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo hapi Asamblenë e Përgjithshme të Ligës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik në Sofje. Si një nga detyrat kryesore para parlamentit të ri, Jotova vuri në dukje anëtarësimin në Eurozonë.Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..