Tenistja më e mirë bullgare, Viktoria Tomova, arriti një renditje rekord në karrierën e saj. Në renditjen e përditësuar të WTA, ajo u ngjit në vendin e 63-të me gjithsej 1035 pikë. Deri më tani, renditja më e mirë e Tomovës ishte pozita e 64-të nga 5 shkurti i këtij viti. Javët e fundit, Tomova luajti në gjysmëfinalen e turneut të serisë WTA 250 në Rabat, dhe më pas arriti fitoren e saj të parë në skemën kryesore të Roland Garros. Të dielën, më 16 qershor, ajo luajti në finalen e turneut të serisë WTA 125 në Valencia, ku humbi nga amerikanja Ann Li. Por atje Tomova fitoi 81 pikë për renditjen botërore, që e çoi në vendin e 63-të dhe është vetëm 114 pikë larg Top 50-ës.
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..