Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime këngësh të prezantuara nga solistë të ndritur që morën pjesë në regjistrimet e orkestrës gjatë sezonit të kaluar. Do të jemi dëshmitarë të debutimeve të shtatë solistëve të ftuar - këto janë këngëtaret Sonja Kovaçka, Galja Gillova, Llora Asenova dhe Roman Romanov, fizarmonicisti Pllamen Dimitrov, fyelltari Damjan Dimov dhe gajdexhiu Rumen Monev.
Për herë të parë do të interpretohen pjesët më të reja të solistëve të Orkestrës së Muzikës Popullore, interpretuesja e gëdullkas Hristina Beleva dhe tamburisti Petër Millanov.
Vepra të reja do të ofrohen nga disa ansamble - treshja Nedjalko Nedjalkov, Martin Vlladimirov dhe Petër Millanov, treshja Biser Sokollov, Kostadin Gençev dhe Hristijan Cvjatkov, si dhe kuarteti Georgi Dobrev, Borisllav Gëllëbov, Hristijan Cvjatkov dhe Kallojan Minçev.
Yjor janë edhe emrat e autorëve dhe aranzhuesve në këtë koncert të fundit për sezonin 2023/2024: Georgi Andreev, Dimitër Hristov, Kostadin Gençev, Angell Dobrev, Pejo Peev, Borisllav Zgurovski, Stojan Paurov, Jordan Danev, Petër Millanov, Nedjallko Nedjallkov, Biser Sokollov , Pllamen Dimitrov, Rumen Monev dhe Damjan Dimov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..
Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..
Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të..