Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

11
Foto: Arkiva personale

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata.

Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse konsumimi i saj stimulon prodhimin e endorfinës – “hormonit të lumturisë”. Cilësia dhe shijet ndryshojnë, por ata që tundohen nga fomat jo aq tradicionale të çokollatës e dinë se është mirë t'i kërkojnë në dyqane të specializuara apo studio artizanale, ku tundimi i ëmbël prodhohet para syve të tyre. Pikërisht një vend të tillë krijon bashkatdhetarja jonë Mihaella Këteva në zemrën e vendlindjes së saj Vracës.
Mihaella Këteva
Para disa kohësh isha në Angli, punoja si drejtuese e një ndërmarrjeje frutash të freskëta, ku kurseva një pjesë të madhe të parave që më pas investova në biznesin tim - thotë Mihaella në një intervistë për Radio Bullgarinë - Unë punoj me makineri profesionale që janë më të mirat në treg dhe prodhohen në Itali. Gjithashtu, të gjitha produktet me të cilat punojmë këtu janë të nivelit më të lartë. Ne përpiqemi të jemi konkurrues në treg, edhe pse ndodhemi në një qytet të vogël si Vraca (Bullgaria Veriperëndimore). Ne përpiqemi të jetojmë sipas kërkesave të asaj që pretendojmë se jemi – një punishte çokollate.”

Bashkatdhetarja jonë fitoi përvojë të çmuar në prodhimin e çokollatës në Slloveni, ku qëndroi për 3 muaj, e ftuar nga një mjeshtër vendas:

"Ishte mirë, sepse pikërisht kur unë shkova atje ishte periudha e pandemisë dhe në përputhje me rrethanat, ata mbyllën gjithçka. Në hotelin ku po qëndroja, isha e vetmja - kujton mjeshtrja. - Kur mbërrita, mikpritësi im mori një porosi shumë e madhe nga një shtet fqinj me Slloveninë dhe më kërkuan nga e hëna në të shtunë që të merrja pjesë në procesin e prodhimit të bonboneve dhe të dielën ramë dakord që të eksperimentonim - të realizonim receta dhe ide të reja që kisha unë, ose ai dhe që nuk i kishte realizuar ende. Ne punonim në sinkron absolut të dielave, dhe pjesën tjetër të kohës, kemi prodhuar rreth 6,000 bonbone, tre persona në ditë, dhe kjo duhet të ketë qenë për një muaj, në të cilin unë i kam ndihmuar goxha. Ishte një kohë e mrekullueshme ajo që kalova atje."

Sot, Mihaella përdor gjithçka që mësoi në punëtorinë e saj. E frymëzuar nga paketimi që përdorej aty, ajo krijon edhe llojin e saj të “zarfeve të letrave” me të cilat prezanton lajme “të ëmbla” për klientët e saj. Përveç kësaj, ajo vazhdimisht kombinon shije të ndryshme:

"Ne shpesh eksperimentojmë dhe disa nga shijet që kemi janë që nga periudha e fillimit të punishtes sime të çokollatës. Ato janë p.sh pjepri dhe proshuta. Takova një mjeshtër sushi që më dha wasabi dhe krijuam një bonbone me wasabi dhe mango. Bëjmë dhe kombinime të tjera paksa të pazakonta midis të ëmblës dhe të kripurës - piper i zi, qershi dhe çokollatë e zezë, kemi edhe bonbone me speca të ëmbël si dhe me speca djegës me çokollatë të zezë. Nuk i harrojmë as njerëzit që nuk mund të hanë kaq shumë ëmbëlsira. Ata gjithashtu mund të shijojnë ëmbëlsirat tona. Ne ofrojmë gjithashtu çokollatë të zezë me përqindje të ndryshme, çokollatë të bardhë, por edhe qumështi."

Ajo është e lumtur që si mësuese në një shkollë të mesme në Vërshec, arrin të frymëzojë nxënësit e saj që të zgjedhin profesionin e bukëpjekësit-pastiçierit. Disa prej tyre tashmë kanë aplikuar njohuritë e tyre edhe në punishten e saj, duke u përgatitur për gara të ndryshme kulinarie. Këshilla e saj për të rinjtë është që të bëjnë atë që i kënaq dhe të realizojnë potencialin e tyre në Bullgari duke filluar biznesin e tyre me ndihmën e programeve të ndryshme evropiane.

Foto: arkiva personale
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD
Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD