Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Foto: FB / idayofyogabulgaria

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven, etj., do të marrin pjesë në festë me programe të ndryshme. Në Sofje, aktiviteti tradicionalisht bashkon leksione dhe praktika të ndryshme me mësuesit më të mirë të certifikuar dhe përfaqësues të shkollave të famshme të jogës, ku kulminacioni do të jetë më 23 qershor nga ora 10:00 deri në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Jogës në Bullgari zhvillohet nën patronazhin e Ambasadorit të Republikës së Indisë Shkëlqesia e tij z. Sanjay Rana dhe organizohet nga Federata Bullgare e Jogës, Fondacioni Ideologjik "Lindje-Perëndim" dhe Shoqata "India".

Interesi për jogën si në nivel institucional ashtu edhe si zhvillim personal në Bullgari daton që nga vitet 1920. Në ditët e sotme, praktikat e jogës në vendin tonë janë lehtësisht të aksesueshme përmes një rrjeti të gjerë studiosh jogash në të gjitha qytetet kryesore, në shumicën e qyteteve më të vogla, si dhe në disa fshatra. Trajnimi bëhet gjithashtu edhe në disa kopshte, shkolla dhe universitete, ku joga në mënyrë më të detajuar dhe më të kualifikuar mësohet në Akademinë Kombëtare të Sporteve "Vasill Levski" dhe në kurset sistematike indiane në vendin tonë. Nuk është rastësi që gjatë festimit të parë të Ditës Ndërkombëtare të Jogës në vitin 2015, Bullgaria u rendit në vendet kryesore për sa i përket njohurive dhe arritjeve në fushën e jogës.

Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Facebook / idayofyogabulgaria
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..

botuar më 25-01-20 2.19.MD