Në Ditën e Enjos, kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra e Kulturës “Prosveta 1882” ftojnë në festën e kuzhinës “Të ushqyerit e kaçakëve”.
“Për herë të parë do të organizohet një konkurs kulinarie ku do të mblidhen receta për gatime me barishte dhe erëza”, thotë ekspertja në administratën lokale, Hristela Aleksandrova. Një tjetër ngjarje interesante do të jetë ekspozita e kuzhinës në Shtëpinë Etnografike në Kulla.
Për pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit, janë përgatitur edhe shfaqje nga kori popullor i vatrës së kulturës, foto me Kaçakun e Kullës - një hero nga folklori vendas, thurja e kurorave të Enjos me lule dhe barishte medicinale. Njerëzit gjithashtu do të mund të provojnë pjata të ndryshme, duke përfshirë gjellën ftohëse në vapë të quajtur bullgarisht “kosaço kisello” e bërë nga kastravecët e grira, ujë, kripë, uthull, barishte.
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..