Tihomir Ivanov fitoi garën e kërcimit së larti për meshkuj në turneun Sinner Hochsprungmeeting në Sinner (Gjermani). Kampioni 29-vjeçar bullgar në këtë disiplinë e meritoi vendin e parë, pasi arriti të kapërcejë 2.21 metra në provën e dytë.
Me të njëjtin rezultat, por nga prova e tretë, përfundoi edhe përfaqësuesi i mikpritësve, Tobias Pothier, i cili zuri vendin e tretë.
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..