I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit. Finalja e madhe do të jetë më 19 nëntor në Sofje, në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Para publikut bullgar Orlin Goranov do të prezantojë disa prej këngëve më të dashura në aranzhime të reja. Do të ketë edhe të ftuar specialë - Kristina Dimitrova, Ljubo Kirov, Orlin Pavllov, Aleksandra Raeva, Mariana Popova - të gjithë interpretues me të cilët Orlin Goranov është lidhur me projekte të përbashkëta ndër vite, por edhe me miqësi të sinqertë.
Për pesë dekadat e tij në skenë, interpretuesi thotë:
“Të gjitha këto vite në skenë janë magji, sepse muzika ka fuqinë të frymëzojë, të krijojë, të përmbushë. Është ajo fije në jetë që mbledh dhe lidh kujtimet dhe emocionet tona. Dhe magjia më e madhe është se unë kam mundësinë ta ndaj muzikën me publikun.”
Dhe publiku i tij përfshin disa breza me orientime të ndryshme muzikore, pasi mbulon jo vetëm skenën pop, por edhe atë klasike. Orlin Goranov është një solist i kërkuar në teatrot e operës brenda dhe jashtë vendit. Ai ka punuar me shumicën e autorëve më të mirë të zhanrit pop. Ndër këngët e tij të përjetshme spikasin "Bota është për dy", "Të fillojmë nga e para", "Kujtesa e fëmijëve", "Tufa e egër" e shumë të tjera.
“Të fillojmë nga e para”, mori një jetë të re në një version duet me një tjetër këngëtar të preferuar - Orlin Pavllov. Muzikës së njohur të Aleksandër Brëzicov dhe tekstit të Mihail Belçevit iu shtua edhe aranzhimi i ri i Ivan Tishev. Në regjistrimi u përfshin Milen Kukosharov në tastierë dhe Mirosllav Ivanov në kitarë. Kënga u përfshi në soundrakun e filmit "Kthim 2".
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Orlin Goranov
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..