Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriarku i ri theksoi se thirrja e kishës është të bashkojë të përçarët

| rinovuar më 24-07-01 5.41.MD
Patriarku i ri Daniill
Foto: BGNES

Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan RillskitManastirin e Shenjtë të Rillës  në vitin 1469. Manastiri i Rillës është i pari institut kombëtar bullgar që u ringjall pas rënies së Bullgarisë nën sundimin osman", tha patriarku.

Ai komentoi vendimin e igumenit të Manastirit të Gigincit Nikanor për t'u tërhequr në Malin e Shenjtë, për shkak të mosmarrëveshjeve me Kreun e sapozgjedhur të Kishës "Ne jemi mbi të gjithë njerëz dhe është mirë të komunikojmë me njëri-tjetrin, jo përmes Facebook", tha Patriarku Daniill.

Gjatë Liturgjisë së Shenjtë, lutjet drejt Zotit u dëgjuan në gjuhë të ndryshme, theksoi Patrikana Bullgare në faqen e saj të internetit. Të bashkuar nga gjuha e Dashurisë së Krishtit dhe uniteti liturgjik paqësor rreth Fronit të Shenjtë, së bashku me Patrikun bullgar të sapokurorëzuar, shërbeu Mitropoliti i Diospolit Emanuill (Patrikana Aleksandriane), Mitropoliti i Timoçkit Ilarion dhe Mitropoliti i Nishit Arsenij (Kisha Ortodokse Serbe), Peshkopi Hristofor i Karpasisë (Kryepeshkopata e Qipros), Mitropoliti Evstaij i Monemvasias dhe Spartës dhe Mitropoliti i Janinës Maksim (Kisha Ortodokse Greke), Mitropoliti i Korçës Joani  dhe Mitropoliti i Amantias Nathanaili (Kisha Ortodokse Shqiptare). Në lutje morën pjesë përfaqësues të Patrikanës së Jerusalemit, Patrikanës Ruse, Patrikanës Gjeorgjiane dhe Kishës Ortodokse të Ukrainës. Liturgjia e parë patriarkale është veçanërisht e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë kishat ortodokse simotra lokale hyjnë në një bashkëveprim liturgjik.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD