Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i klasës së nëntë Boris Markov nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes fitoi një medalje të artë. 4 medalje të argjendta janë për nxënësit e klasës së tetë Joana Mlladenova dhe Hristo Ballarev nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes; për Bozhidar Sakarev nga Shkolla e Mesme e Parë Private Matematikore në Sofje dhe Aleksandër Pendov nga Shkolla e Mesme Matematikore në Plovdiv. Medaljen e bronztë e fitoi nxënësi i klasës së shtatë Stojan Balltov nga Burgasi. Në renditjen ekipore, Bullgaria është në vendin e dytë pas Turqisë nga 11 vende pjesëmarrëse. Udhëheqësit e ekipit janë Mirosllav Marinov dhe profesori i asociuar Ivajllo Kortezov nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës.
Në një letër të hapur drejtuar kryetarëve të Kuvendit Popullor dhe grupeve parlamentare, 12 organizata joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit, njoftoi gazetarja e BNR-së Sillvija Velikova. Ata kujtojnë se institucioni..
Vjelja esivjetshme e trëndafilave po fillon me probleme serioze për shkak të të ftohtit të zgjatur, njofton BGNES. Ata që merren me këtë biznes parashikojnë një korrje jashtëzakonisht të dobët. Kjo po shkakton shqetësime serioze financiare, pasi..
Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu i Organit Drejtues të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë Sociale, në një..
Gjykata Supreme e Kasacionit ndërpreu procesin për përjashtimin e Deljan Peevskit dhe disa personave të tjerë nga fraksioni i Lëvizjes për të Drejta dhe..
Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më..