Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Foto: bdz.bg

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit.

Treni turistik do të bëjë rrugëtimin e parë më 6 korrik, kur është festa e qytetit Velingrad. Përbërja është jashtëzakonisht tërheqëse, thekson Hekurudhat Shtetërore Bullgare - dy vagonë ​​retro, një vagon standard pasagjerësh dhe një vagon-furgon të tërhequr nga një lokomotivë me naftë.

Vagonët në këtë tren janë një lloj palete nga periudha të ndryshme të ekzistencës së hekurudhës me binarë të ngushtë. Vagoni retro është nga të parët e dorëzuar për hekurudhën me binarë të ngushtë në vitin 1926, tjetri është nga viti 1941 dhe vagoni standard me ndenjëse është nga gjysma e parë e viteve 70-të. Pasagjerët do të jenë në gjendje të shohin dhe të përjetojnë në lëvizje se si udhëtuan me këtë tren nga krijimi i linjës deri në ditët e sotme.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert festiv hap sezonin turistik në Varna

Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..

botuar më 25-05-16 7.55.PD

Shfaqje me delfinë është një nga atraksionet verore të Varnës

Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..

botuar më 25-05-15 10.36.PD

Udhëtim në zemër të Rodopeve – komuna Ardino pasuron atraksionet e saj turistike

Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..

botuar më 25-05-15 7.00.PD